×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Kelmendi sërish panikon: Ka mungesë të miellit dhe kufizim të importeve

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 13:51

    Në një video në Facebook, biznesmeni Ramiz Kelmendi ka thënë se ka mungesë të miellit në Kosovë.


    Një deklaratë e tillë mund të përbejë një lloj paniku për qytetarët, pasi siç kemi parë radhët e gjata po krijohen kryesisht nëpër mullinj apo edhe në markete në sektorin e shitjes së miellit.

    Ndonëse zyrtarë të Odes Ekonomike dhe përfaqësuesit e prodhuesve e importuesve të miellit kanë thënë se ka rezerva të mjaftueshme, Kelmendi thotë ndryshe.

    “Ka mungesë momentalisht, po shihet që ka mungesë të miellit. Ndërsa sa i përket produkteve tjera jemi si duket ne një fazë të mbulimit të kërkesave”, ka thënë nder të tjera ai në një video të shpërndarë në Facebook nga disa media.

    Kelmendi që ka qenë edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, është pronar i rrjetit të marketeve ETC.

    Ai përveç deklaratave se ka mungesë mielli ka thënë po ashtu se disa shtete kanë filluar të kufizojnë importin, për shkak të masave të përhapjes se coronavirusit.

    Për më shumë dëgjojeni deklaratën e tij:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!