Isa Mustafa sot si kryetar i LDK-së mund të ketë marrë urime të shumta për 30 vjetorin e partisë së tij.
Por kreu i LDK-së padyshim se do të befasohet kur ta marrë vesh se një urim atij ia ka bërë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan Reporteri.net.
Lladrovci, i cili vjen nga radhët e PDK-sëi ka uruar LDK-së realizimin e synimeve themelore, të cilat, sipas tij, kanë rezultat angazhimin në shtetndërtim të Kosovës.
Postimi i tij:
I nderuari z. Isa Mustafa,
Në këtë përvjetor solemn, në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, Ju uroj me dëshirat më të mira për realizimin e synimeve të proklamuara themeltare, të cilat sot derivojnë në angazhimin për shtetndërtim, sundim të ligjit dhe mirëqenie për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Urime, gëzuar!
Ramiz Lladrovci
https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10218973166594157