×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci në darkë me Bekim Jasharin e Sylejman Selimin: Na lidhë historia

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 20:19

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zgjedhur mbrëmjen e sotme të darkoi me dy miq të tij.


    Bëhet fjalë për kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin dhe gjeneral Sylejman Selimin.

    Kryetari Lladrovci thotë se ata i lidh pashkëputshëm historia, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Me dy miqtë e mi, me të cilët na lidhi pashkëputshëm historia, me Gjeneral Sylejman Selimin dhe homologun tim, Bekim Jasharin.

    E kaluara jonë e përbashkët, na lidhë fort, sepse ishim dhe jemi bashkë në rrugën e vështirë por të drejtë të përkushtimit dhe sakrificës, për të qenë në shërbim të qytetarëve, interesave të vendit dhe kombit.

    Morali ynë i punës dhe detyrimet tona janë më të mëdha se të tjerëve për shkak të atyre që fizikisht nuk janë me neve, por na përcjellin çdo minutë e sekondë, e ne qëndrojmë nën madhështinë e tyre.

    Prandaj, jemi bashkë, sikur që janë bashkë të pavdekshmit tanë, në rrugën e nderit, besës e atdhedashurisë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!