Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka bërë të ditur se në Dhomat e Specializuara do të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit, shkruan Reporteri.net.
Lladrovci ndër të tjera ka thënë se pastërtia e luftës së UÇK-së për të cilën asnjëherë nuk ka pasur hamendje, do të dëshmohet sërish.
“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019. Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!” ka shkruar Lladrovci”, ka shkruar Lladrovci.
Lladrovci do të intervistohet më 19 dhjetor.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka ftuar edhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.