×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci ngrit padi ndaj Naim Bazajt, e quan shpifës ordiner

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 15:06

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë Naim Bazajn, njëherit kryetari i Kuvendit komunal të Drenasit.


    Lladrovci nërpmejt një positimi në Facebook deklaroi se pretendimet e bëra nga Bazaj që ai i ka kërkuar shumën prej 1.5 milionë euro të dërgohet në Gjermani, është e pavërtetë dhe qesharake.

    Ai ndër të tjera e ka quajtur Bazaj shpifës ordiner, shkruan Reporteri.net.

    Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:

    Liria e shprehjes është një nga të drejtat fondamentale ku si të tillë e përcakton Kushtetuta jonë, por keqpërdorimi i kësaj të drejtë po ashtu është veprim i ndaluar, e aq më tepër kur kemi të bëjmë me fyerje dhe shpifje.

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Drenas, sot kam deponuar padinë e radhës, kësaj here ndaj një shpifësi ordiner, Naim Bazaj.
    “Pretendimet” se gjoja unë i kam kërkuar z. Bazaj që shumën prej 1.5 milion euro të dërgohet në Gjermani, pos që është plotësisht e pavërtetë, është qesharake, aq më shumë kur bëhet fjalë për një vlerë të tillë.

    Rrjedhimisht do të duhej që z. Bazaj t’i njoftonte organet e ndjekjes, dhe mos njoftimi i tyre po ashtu është veprim i ndëshkuar sipas nenit Neni 378 (Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre) të Kodit Penal, e dënuar deri në tri vite burgim.
    I bindur në epilogun e verdiktit të gjykatës, bazuar në atë se nuk ka asnjë fakt të vetëm që i mbështetë “pohimet” i padituri, i qetë e pres vendimin e gjykatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!