×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramiz Lladrovci nuk pret që nesër të mbahet takimi Thaçi-Kurti

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 19:57

    Nesër nga ora 15:00 pritet të mbahet takimi i parë “kokë me kokë” mes presidentit Hashim Thaçi dhe Albin Kurtit, për të mandatuar këtë të fundit për kryeministër.


    Por  një natë para këtij takimi, anëtari i PDK-së, njëherësh kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka befasuar përmes një shkrimi në Facebook duke thënë se nuk pret që nesër të mbahet ky takim, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Nuk mbahet shpia me inat!

    Nuk pres me pasë takim nesër, për shumë arsye. Moti është paralajmëruar kjo qasje e mospërfilljes dhe demonizimit.

    As nuk bëhet, as mbahet shteti me inat. Egoja nuk mund të qëndrojë mbi situatën! /Reporteri.net/.

    https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10219097254216270

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!