×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ramiz Lladrovci reagon për dorëheqjen e Sejdi Hoxhës: Nuk është lajm i mirë për degën e as elektoratin

    Reporteri
    08 Gusht 2021 | 14:13

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka quajtur lajm jo të mirë dorëheqjen e Sejdi Hoxhës nga pozita e kryetarit të PDK-së në Drenas.


    Sipas tij dorëheqja nuk i bën mirë as degës e as elektoratit.

    “Dorëheqjen e z. Hoxha e shoh me keqardhje edhe si kandidat i PDK-së për mandatin e dytë në krye të Drenasit. Organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Hoxha gjatë mandatit të tij”, shkruan ai ndër të tjera.

    Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

    Për shkak të interesimit të shumë mediave, pyetjeve të parashtruara rreth dorëheqjes së kryetarit të deritashëm, z. Sejdi Hoxha, deklaroj si vijon:
    Dorëheqja e z. Hoxha nga kreu i degës së PDK-së në Drenas, nuk është lajm i mirë. Aq më pak, në kohën kur bëhet i ditur akti moral i tij.
    Partia Demokratike e Kosovës, niveli qendror e lokal është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale. Kjo dorëheqje nuk i bën mirë as degës, as elektoratit e as garës elektorale.
    Dorëheqjen e z. Hoxha e shoh me keqardhje edhe si kandidat i PDK-së për mandatin e dytë në krye të Drenasit. Organizimi i strukturave lokale të PDK-së në Drenas ka qenë çdo herë i suksesshëm dhe e kemi dëshmuar me fitoren e përhershme, nga zgjedhjet e para e deri më sot. Këtë e ka dëshmuar edhe z. Hoxha gjatë mandatit të tij.
    Gjithsesi, z. Hoxha i uroj sukses në punë dhe vazhdimin e aktivitetit politik, në adresën e vetme dhe të sigurt për mirëqenien e qytetarëve të Drenasit, PDK-në.
    Me nderime,
    Ramiz Lladrovci

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!