Kryetari i Komunës së Drenasit që vije nga Partia Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci ka thënë se ai është institucionalist dhe do ta vendos në zyrë fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani.
“Ne nuk e kemi obligim ta vendosim që ditën e parë sepse edhe ato e duan një procedurë prokurimi. Jemi institucionalist dhe do ta vendosim fotografinë e presidentes kut t’i vjen momenti”, tha Lladrovc në “Mëngjesi më Arbenin” në Kanal 10.
“Ne nuk mundemi ta heqim fotografinë e presidentit Thaçi nga korniza dhe në atë kornizë ta vendosim atë të presidentes Vjosa Osmanit se i vjen mërzi edhe asaj”, shtoi Lladrovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.