Kryetari i Komunës Deçanit, Bashkim Ramosaj njofton se këmbësori që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit në Prishtinë është Shkumbin Habibaj.
26-vjeçari vdiq pasi u godit nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani”.
Ramosaj thotë se është i tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit.
“Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen.
Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, shkruan ai në Facebook.
Derisa Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar ngasësen që goditi për vdekje një person në Prishtinë.
Në një konfirmim për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se e dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” (me fatalitet).
Dërgohet në mbajtje ngasësja që goditi për vdekje një person në Prishtinë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.