×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj bashkë me familjen në stadiumin Fadil Vokrri për ta shikuar ndeshjen Kosovë-Angli

    Reporteri
    17 Nëntor 2019 | 15:35

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se do të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri” bashkë me gruan e tij Anitën dhe fëmijët, për të parë nga afër ndeshjen Kosovë-Angli.


    “Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror. Me Anitën dhe fëmijët, të gatshëm që t’u bashkohemi Dardanëve, për spektakël sonte. Forca”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!