×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj: Besojmë në pafajësinë e presidentit Thaçi e kryetarit Veseli

    Reporteri
    24 Qershor 2020 | 17:47

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas lajmit se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuza për presidentin e vendit, Hashim Thacin dhe kreun e PDK’së, Kadri Veselin ka thënë se beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit si dhe të gjithë bashkëluftëtarëve tjerë.


    Haradinaj në Facebook ka shkruar se populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

    Kujtojmë, që Haradinaj një vit më parë ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pasi u ftua për intervistim nga Gjykata Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!