Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë që një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte e mundshme, pas zgjedhjeve.
“AAK-ja është e vetëdijshme se cka na pret pas zgjedhjeve. Sa na përket neve një qeveri AAK-Vetëvendosje është e mundshme. Varet nga vullneti i VV-së, ata e vlerësojnë a kanë nevojë apo jo, nëse i fitojnë zgjedhjet, por është e mundshme dhe është opsionale”, ka deklaruar ai në Rubikon në Klan Kosova.
Ai ka thënë që vijat e kuqe sipas tij, nuk i konvenojnë asnjë partie politike.
“Ne si AAK, shkojmë në koalicion me qytetarin, me votuesin s’kemi dhënë preferenca se me kë do të bashkëqeverisim. Do të ishte një pozicion i gabuar i secilit nga ne për vijat e kuqe, për shkak se janë 2/3”.
“Sikur të ishte vetëm qeveria në pyetje, është e logjikshme të bënim ndarjen”.
Haradinaj megjithatë vlerëson që është e vështirë që një subjekt tjetër politik, t’i bëjë punët që i ka kryer AAK-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.