×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj e krahason Albin Kurtin me Che Guevaren

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 18:40

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur sërish mashtrues Albin Kurtin e VV-së.


    Sipas Haradinajt, nuk ka politikan Albin Kurti që e ka qëllim qeverisjen, por ta zgjerojë kauzën e tij, çka e quan person kauzë.

    Kreu i AAK-së më tej e ka krahasuar Kurtin me Che Guevarën.

    “Nuk ekziston një Albin Kurti nuk i ka nervat për këtë punë, është një mashtrim, me keqardhje e meriton Kosova dikë që jau kish kthy shpresën, është fatkeqësi cështja e diktatit. Nuk më ka mashtru mu si person diçka, si koncept politik është mashtrim, fenomeni i tij është mashtrim, është i dhënë qysh po del në krahasim me Che Guevarën”, ka deklaruar Haradinaj në T7, shkruan Reporteri.net.

    Kurse sa i përket mos takimit me presidentin për të caktuar mandatarin, ai thotë se kjo po ndodh për arsye se Kurti nuk i ka numrat që i duhen. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!