Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruan në “Kullën e Bashkimit”, tek ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu.
Ai tha se ndeja në këtë kullë është nder i veçantë, teksa bëri të ditur se për avancimin e çështjes kombëtare shqiptare, Musliut, i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
“Kosova Lindore, mbetet obligim yni si shoqëri e shtet, që t’i qëndrojmë afër dhe të mbështesim aspiratën për liri dhe për të drejta të plota të shqiptarëve që banojnë në trojet e të parëve”, ka shkruar Haradinaj.
Në bazë të disa fotografive, në këtë takim ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.