×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i AAK-së

    Ramush Haradinaj iu premton veteranëve krijimin e ministrisë për UÇK-në

    Reporteri
    10 Nëntor 2024 | 19:11

    Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi në NATO do të hapë rrugën për hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

    Sipas tij, opozita duhet ta largojë Albin Kurtin nga qeverisja aktuale pasi me antiamerikanizmin e tij, ai po e rrezikon vendin.

    Haradinaj ka thënë se hyrja e Kosovës në NATO është shumë e rëndësishme, pasi Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete të ndihmojë Aleancën Veri-atlantike dhe se hyrja në këtë organizatë do të hapte rrugën për hyrje edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

    Haradinaj ka përmendur krijimin e një ministrie që do t’i trajtojë kategoritë e lirisë.

    “Në të kaluarën ka qenë e paraparë, çdo punë që e bëjmë ne për dialogun edhe Serbia ta bëjë dhe në fund të na njohë si shtet. Po e shihni çfarë stresi ka qenë qëkur ka ardhur Qeveria e Albinit, nuk po na trajtojnë shkaku i zgjidhjeve dhe veprimeve të gabuara të tij dhe nuk e kanë në agjendë Serbinë të na njohë. Nuk po i bënë presion Vuçiqit t’i nënshkruajë marrëveshjet. Atëherë, ne po u themi amerikanëve, ne po duam të hyjmë në NATO, nuk e ndërlidhim me Serbinë, nuk po ua kërkojmë nënshkrimet e marrëveshjeve, nuk janë të gatshëm, vetëm me ju po dëshirojmë të kemi punë… Është mirë të fuqizojmë rininë. Do ta krijojmë ministrinë e kategorive të lirisë, e kanë edhe vendet e tjera, për t’iu rikujtuar të gjithëve sa është e rëndësishme është kjo temë. Nuk do të heqim dorë një ditë dhe do të ndërtojmë shtëpitë e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

    Kryetari i degës së OVL UÇK në Pejë, Gazmend Syla ka theksuar se Qeveria aktuale asnjëherë nuk ka ndihmuar veteranët e luftës.

    “Përjetësisht mirënjohës që para 8 vjetëve ju më keni besuar mua të udhëheq organizatën e veteranëve të luftës. Qeveria nuk e ka kthyer kokën kah ne. Ka shkuar edhe në ofendim për pagën minimale. 11 vjet po i bën këtu Muhaxheri, kurrë për një varr dëshmori nuk e ka kthyer kokën kah ne. Jemi e vetmja komunë që nuk ka raporte”, ka theksuar Syla

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!