×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj: Kosova përkrahë sulmet e fundit të SHBA-ve në Irak e Siri

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 11:29

    Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova rreshtohet krah Amerikës në sulmet e fundit mbrojtëse në Irak e Siri ndaj organizatës Kata’ib Hizbollah.


    Kryeministri në detyrë ka thënë se Kosova është e palëkundur në luftën kundër terrorizmit e udhëhequr nga SHBA-të.

    “Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri. Veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë.

    Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjajshme nuk do të mund ti realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes” shkruan Haradinaj në Facebook./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!