×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj me fjalë prekëse kujton vëllain e ndjerë, Luanin në 47 vjetorin e lindjes

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 9:13

    Para 47 viteve lindi heroi Luan Haradinaj.


    Vëllai i tij Ramush Haradinaj e ka kujtuar Luanin në këtë ditë, duke thënë se për të do të mbetet gjithmonë i ri.

    “Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë.
    Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes!”, ka shkruar Haradinaj.

    Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

    Beteja disa orësh me forcat serbe, derisa po e udhëhiqte një ekspeditë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugën për të hyrë në Kosovë, i mori jetën njërit nga djemtë e familjes Haradinaj.

    Trupi i Luan Haradinajt pushoi në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij u rivarros në Varrezat e dëshmorëve të kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës, ku prehet i qetë, së bashku me 20 dëshmorët e vendlindjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!