×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj nis vizitën në Amerikë: Aleanca me SHBA-të e përjetshme, duhet të mirëmbahet me punë

    Reporteri
    29 Janar 2023 | 21:25

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka nisur vizitën në Uashington ku do të qëndroj dhe do të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë kësaj vizite do të ketë një agjendë e cila do të përfshijë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe takime tjera me institucione të rëndësishme, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj ka treguar se sot ka takuar miqtë e vjetër të Kosovës, Nancy Y. Bekavac, anëtare e Bordit të Universitetit Amerikan (AUK) dhe Shaun Burn, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë zëri ynë në Amerikë.

    Postimi i tij:

    Sot, po e nisi një javë të vizitës sime në Uashington, ku do të qëndroj dhe do të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”. Gjatë kësaj vizite do të kem një agjendë e cila do të përfshijë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe takime tjera me institucione të rëndësishme.

    Ndjenjë e veçantë të takoj miqtë e vjetër të Kosovës, znj. Nancy Y. Bekavac, anëtare e Bordit të Universitetit Amerikan (AUK) dhe Shaun Burn, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë zëri ynë në Amerikë. Me këtë rast, i falënderova për gjithë kontributin e tyre që kanë dhënë me dekada, në veçanti për miqësinë dhe besimin e tyre në Kosovë.

    Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë, komunikim të sinqertë dhe bashkëpunim të vërtetë. ?? ??

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!