Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka shkuar për ngushëllime tek familja e shoferit të vrarë në tragjedinë e Gllogjanit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka shkuar në Skivjan të Gjakovës, tek familja e Gani Gjokajt, i cili ishte njëri nga tri viktimat e rastit.
“Sot me bashkëpunëtorë, ndamë dhembjen me familjen e Xhafer Gjokës në Skivjan të Gjakovës, pasi i biri i tij Ganiu, humbi jetën tragjikisht në Gllogjan së bashku me dy nxënës të fshatit. Ai la pas vetes katër fëmijë të vegjël, Erblindin, Erlisen, Elesën dhe Elenën. Lutemi që kjo të jetë hera e fundit që ndodhin tragjedi të tilla. Njëkohësisht apeloj tek institucionet përkatëse që të angazhojnë tërë kapacitetet për kapjen sa më parë të autorit të vrasjes së trefishtë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Qeveria e Kosovës nga ndarë 20 mijë euro shpërblim për ata që kanë informacione se ku gjendet autori i këtij krimi.
Përveç Gjokajt, të vrarë mbetën edhe dy nxënës nga fshati Gllogjan./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.