×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i AAK-së

    Ramush Haradinaj: Sulmi ndaj Muhaxherit akt qyqar, të zbardhen motivet

    Reporteri
    26 Tetor 2024 | 15:38

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

    Ai e ka quajtur sulmin qyqar, dhe ka kërkuar që të zbardhen motivet e këtij sulmi dhe autorë të marrin ndëshkimin e merituar, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij :

    Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin! Drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre!

    Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrijnë prapa hekurave.

    Lehtësues lajmi që Kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!