Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, z. Christoph Weidinger, me të cilin kanë biseduar për temat aktuale në vend, me theks të veçantë për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se e ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen e përhershme të Austrisë për Republikën e Kosovës, në periudha të ndryshme, e sidomos në proceset integruese euroatlantike.
“Shpreha dëshirën për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, në një kohë kur Kosova ka shumë nevojë për mbështetjen nga aleatët e saj strategjikë, në kapërcimin e krizës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar më tej Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.