Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherit kryetar i kësaj partie, në seancën e sotme plenare ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti ta formojë Komisionin për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, pasi ka thënë se tashmë nuk ekziston një komision i tillë.
Ai thotë se arsyeja pse duhet të ndodhë kjo është se nuk ka ndodhë ende demarkimi i kufirit me Malin e Zi, siç tha nuk janë vendosur gurët.
“Qeveria ta formojë Komisioin për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Arsyeja është se nuk kështë shënuar kufiri, nuk ka ndodh demarkimi, ende nuk janë vendosur gurët Kosovë-Mali i Zi”, tha Haradinaj, shkruan Reporteri.net.
Ai tutje thotë se nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri që të shënjohet kufiri, atëherë kjo çështje duhet të shkojë në arbitrazh.
“Pjesa e Kosovës duhet t’i paraqes Malit tv Zi gjetjet e veta, marrëveshjen që është nënshkruar, raportin e komisionit shtetërorë që gjen defekte dhe deklaratën e dy presidentëve për korrigjim në dy drejtime në Çakorr dhe Kullës. Nëse Mali i Zi nuk shpreh të ec këtë radhëv, atëherë kjo çështje duhet të kalojë në arbitrazh. Mali i Zi është vend mik, por duhet të shkon në arbitrazh”, tha Haradinaj. /Reporteri.net/.