Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në të dalë nga takimi me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, ka thënë se përkrah rrëzimin e Qeverisë, duke e quajtur madje kryeministrin Albin Kurti si dezertor.
Kreu i AAK-së tha se Qeveria aktuale është konfliktueze brenda saj por edhe me temat, shkruan Reporteri.net.
“Ne kemi përcjell me vëmendje, dhe nuk besoj që Kosova ka pasur ndonjëherë ndonjë qeveri më konfliktuoze. Me vetveten, me të tjerët dhe me temat. Vetvetiu kjoj qeveri e mori epilogun që mori, por e ka marrë në një kohë shumë të keqe për shkak se jemi në një situatë të vështirë. Është një lloj dezertimi në këtë rast i kryeministrit Kurti dhe i Qeverisë prej temave kryesore të vendit”, ka thënë Haradinaj.
I pyetur nëse Kurti u rrëzua për taksën, Haradinaj ka thënë se kryeministri vetëm se ka ofertuar heqjen e saj dhe atë, sipas tij, në një mënyrë të keqe.
“E ka ofertu hekjen e taksës në mënyurën ma të keqe, duke mos negociu me aleatët tonë, këtë rast Amerikën, por duke copëtuar vendimit dhe duke i bërë favor Serbisë”, ka shtuar kreu i AAK-së.
Ndryshe, LDK-ja sot ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar ku do të vendoset për rrëzimin e Qeverisë Kurti./Reporteri.net