Kryetari i AAK-së ka mbajtur konferencë për media ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e Presidentit.
Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë, për të mos qëndruar në sallë dhe për të mos ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit, shkruan Reporteri.net.
Ne e kemi mirëprit mundësinë me bisedu me fituesit e zgjedhjeve nuk kemi marrë prej tyre asnjë propozim apo kërkesë, dhe kështu vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin e kandidates së VV për deputete. Në qëndrimin tonë nuk ka ndryshuar asgjë”, u shpreh Haradinaj.
Kujtojmë se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se Kryesia e LDK-së, ka marrë vendim që kjo parti të marrë pjesë në seancën e votimit të Osmanit për presidente. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.