×
  • Lajme
  • Lajme

    “Raport punëdhënës-punëmarrës, s’kanë pasur probleme”, flet sërish familjari i gruas që u vra dje në Vushtrri

    Reporteri
    25 Mars 2025 | 12:07

    Familjari i gruas së vrarë dje në Vushtrri është deklaruar edhe sot për media, duke thënë se gjendja e familjarëve të së ndjerës nuk është e mirë.

    Para gazetarëve, ai ka shtuar se janë duke pritur raportin e obduksionit për të vazhduar më pas me procedurat e varrimit.

    ‘‘Ne si familje jemi duke pritur raportin e obduksionit dhe pastaj për të vazhduar me procedurat e varrimit. Nuk kemi çka me shtuar sepse ajo çka e kam thënë dje ajo qëndron dhe faleminderit për angazhimin. Është gjendja emocionuese, nuk janë mirë’’, ka thënë ai.

    I pyetur se a kanë pasur kontakt me Mjekësinë Ligjore , ai ka thënë se janë në pritje.

    ‘‘Jemi duke prit. Na kanë thanë që nga ora e 13 përfundon, ata janë duke e kryer punën e vet ne duhet të presim’’, ka shtuar ai.

    Po ashtu, familjari i të ndjerës është deklaruar edhe për raportin mes dorasit dhe viktimës duke thënë se raporti i tyre ka qenë raport punëdhënës-punëmarrës.

    ‘‘Raport punëdhënës-punëmarrës, raporte të mira kanë pas, nuk kanë pas ndonjë problem’’, ka thënë ai.

    Pos kësaj, ai ka deklaruar edhe se ata s’kanë biseduar ende me familjen e dorasit.

    ‘‘Jo jo s’kemi fol’’, ka shtuar shkurt ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!