×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportet Kosova-Shqipëri në pikë kritike? Ambasadori Durmishi: Stisje nga disa

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 21:42

    Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, komentoi raportet mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

    Një foto që qarkulloi nga një takim ndërkombëtarë në Selanik, e ku shiheshin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, u komentua nga shumë analistë si pasqyrë e krisjes së marrëdhënieve mes liderëve të të dy vendeve.

    Mirëpo Durmishi në emisionin Pressing në T7 tha se raportet mes dy vendeve janë të mira.

    “Nuk e shoh si kritike. Kjo ndoshta është stisje nga disa që nuk e di se ku po duan të arrijnë. Nuk ka probleme në marrëdhëniet mes dy vende, në rolin e ambasadorit këtu nuk shoh asgjë kritike”, tha Durmishi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!