×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i “Freedom House”: Kosova, pjesërisht e lirë

    Reporteri
    04 Mars 2020 | 8:56

    Raporti i Freedom House edhe sivjet e radhit Kosovën në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.


    Në pjesën për Kosovën, raporti thekson se “zgjedhjet e kanë vënë në pushtet partinë nacionaliste Vetëvendosje, ku ajo ka një mundësi për ta ndryshuar kulturën e korrupsion në vend”.

    Sa i përket Serbisë dhe Malit të Zi, raport thotë se, gazetarët e pavarur, figura të opozitës dhe ata që perceptohen si armiq të qeverisë, janë përballur me ngacmime, kërcënime dhe nganjëherë edhe me dhunë.

    “Zhgënjimi i publikut me partitë qeverisëse kanë nxitur protesta të mëdha në të dyja vendet, por ato nuk arritën të sjellin ndonjë ndryshim domethënës”, thotë organizata.

    Një pjesë e raportit i kushtohet edhe Maqedonisë së Veriut ku thuhet se “vendi mbajti zgjedhje konkurruese presidenciale, duke ndihmuar në riparimin trashëgimisë jodemokratike të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski”.

    Lidhur me situatën e përgjithshme në Evropë, raporti thotë se “parimet e demokracisë liberale në Evropë, janë vënë nën presion serioz viteve të fundit”.

    “Drejtuesit dhe partitë populiste në Evropën Qendrore ruajtën ritmin e sulmeve ndaj institucioneve të pavarura gjatë këtij viti”, thuhet në raport./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!