×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i Prokurorit, tetë të ndaluar për 24 orë

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 12:51

    Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar tetë persona si dhe është bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi për vepra të ndryshme penale.


    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një person të dyshuar.

    Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!