×
  • Lajme
  • Lajme / Ekonomi

    Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT thirrje qyetarëve: Raportoni parregullësitë

    Reporteri
    22 Qershor 2025 | 20:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton për intensifikim në mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

    Ky veprim ka ardhë pas raportimeve për rritjen e çmimit të naftës, pasi Amerika goditi Iranin.

    “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konkurrencës, si dhe menjanimin e çrregullimeve në treg, përmes inspektimeve të tregut dhe rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës.

    Në këtë qëllim, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka intensifikuar inspektimet në terren, ndaj operatorëve ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës në të gjithë vendin, gjatë gjithë javës e madje edhe sot me katër (4) ekipe”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    “Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, sot do të sjell raportin përfundimtar të inspektimeve në terren ndaj operatorëve ekonomikë që merren me tregtimin e derivateve të naftës”, vijon tutje ministria.

    “Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm, përmes kanaleve tona të komunikimit: Duke telefonuar në numrin pa pagesë: 0800 11000 apo përmes e-mailit zyrtar, Email: konsumatori@rks-gov.net”, apelon ministria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!