×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimet për sulm kibernetik në webfaqen e KQZ-së, Radoniqi: Çështja në duart e Policisë dhe Prokurorisë, kemi disa dyshime

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 15:51

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, është pyetur nga gazetarët në lidhje me raportimet se ka pasur sulm kibernetik në uebfaqen e KQZ’së në ditën e zgjedhjeve pasi nisi publikimi i rezultateve prelimnare.

    Ai tha se kjo çështje tani është në duar të Prokurorisë dhe Policisë, teksa shtoi se i kanë disa dyshime për të cilat i kanë njoftuar organet e sigurisë.

    Radoniqi shtoi se posa ta marrin një raport nga këto organe do ta bëjnë publik.

    “Kjo çështje tash është në duart e Policisë dhe Prokurorisë, pa e marrë raportin nga ta ne s’do të jepim asnjë informacion sepse nuk i kemi. I kemi disa dyshime tona por ato dyshime janë adresuar në polici, policia do ta japë raportin. Pasi që marrim përgjigje nga policia, ne do ta bëjmë publike”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!