Në media u raportua sot se Igor Simiq i Listës Srpska është sulmuar mbrëmë në një lokal në Rudarë të Zveçanit. Sipas raportimit, sulmi ka ndodhur në orët e natës gjatë një feste.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për gazetën online Reporteri.net se një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person tjetër gjatë një feste në Zveçan, por tha se nuk ka rast të hapur.
“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person. Nuk kemi rast të hapur deri më tani dhe jemi duke u marrë me intervistim të personave të involvuar”, tha Elshani./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.