Raportohen 9 raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë

Vetëm në 24-orëshin e fundit në Kosovë janë raportuar disa raste të dhunës në familje.


Detaje për këtë ka dhënë Policia e Kosovës përmes raportit ditor që nisin për media.

Të gjitha rastet e raportuara për dhunë në familje:

Prishtinë, 04.04.2021-05:30. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti dyshohet se ka shty në vetëvrasje vajzën e tij viktimën femër kosovare duke i bere presionit psikik. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet ne procedure te rregullt.

Prishtinë 03.04.2021 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 03.04.2021-21:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj e ka sulmuar fizikisht. Sipas viktimës i dyshuari vuan nga çrregullimet mendore dhe i njëjti është dërguar në QKUK në kliniken Psikiatrike ku është ndalur për trajtim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Brejse ,Fushe Kosove, 04.04.2021-19:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje , ka maltretuar familjaret e tij. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

Ulpiane, Prishtinë, 04.04.2021-16:00. Viktima femër shtetase e huaj, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.

Prishtinë 04.04.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka bërë presion psikik ndaj motrës së tij viktimës femër kosovare, po ashtu i dyshuari ka tentuar t’ia vras qenin viktimës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator me 4 fishek te kalibrit 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 04.04.2021-02:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Suharekë 04.04.2021-11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femen kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta dhe njëkohësisht e kishte kanosur verbalisht edhe babin mashkull kosovar, duke ia dëmtuar edhe veturën me mjet të fortë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Istog, 04.04.2021-19:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij viktimën femër kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.