Edhe një tjetër bllokadë, pos asaj që u vendos të mërkurën mbrëma në fshatin Zupç, u vu nga serbët lokal në hyrje të fshatit Jagenicë, lajmëruan banorët e fshatit Caber.
Kjo për banorët shqiptarë që janë shumicë në Caber, është shqetësuese andaj edhe iu është bërë një apel.
“Për informacion, jo një barrikadë, po dy barrikada. Dmth është vendosë një barrikadë në Zupç, edhe një në hyrje të fshatit Jegenicë. Për momentin, nuk kanë nevojë të lëvizin në atë pjesën ku ka barrikada, sepse rrezikshmëria është në nivelin e lartë, por në pjesën tjetër lëvizin pa problem”, ka deklaruar një qytetar.
Kjo edhe po përfillet nga qytetarët, që thonë se në Zubin Potok nuk shkojnë shpesh.
“Institucioneve iu kisha kërku me qit naj patrollë policie, për me pas siguri ma të qetë”, tha një tjetër qytetar.
Megjithatë, këta por edhe banorët serb të kësaj ane, kanë gjetur një rrugë alternative për të shamngur bllokadën e rrugës kryesore, e cila po ruhet nga serbet lokal.
Pa roje të tillë, ishte barrikada e vendosur në Rudare, gjashtë ditë më parë.
Por, mbikëqyrja e KFOR-it nga toka e ajri nuk mungoi.
Pamja e këtij helikopteri edhe nga larg, sigurisht ishte kjo e serbëve të cilit pa dallim moshe e gjinie, po vazhdojnë të qëndrojnë në tenda karshi kësaj bllokade./Klan Kosova