Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raportohet se është paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim.
Nacionale ka publikuar edhe disa fotografi ku ajo shihet duke hyrë në objektin e Prokurorisë, dhe sipas raportimit intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.
Gazeta online Reporteri.net. ka dërguar pyetje tek Prokuroria Speciale për të konfirmuar intervistimin, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.