Në media është raportuar, Arsim Gërxhaliu është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Por Gërxhaliu i pyetur nga Gazeta Online “Reporteri.net”, thotë se nuk ka marrë ende një njoftim të tillë.
Ai thotë se më 28 gusht i ka skaduar mandati, por se nuk ka marrë asnjë njoftim për vazhdim apo jo.
“Më 28 gusht më ka skaduar mandati. Sipas ligjit të shërbyesve publik nuk paska mundësi të zgjatet mandati, unë jam në pritje të statutit tim”, ka thënë Gërxhaliu për Reporteri.net.
I pyetur nëse do ta respektojë një vendim eventual për shkarkim, ai thotë se po.
“Kurrfarë njoftimi për shkarkim nuk kam marrë, por veç nëse merret do ta respektojë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.