Zyrtari i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Nenad Rashiq, thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuciq, do të publikojnë marrëveshjen në qershor.
Ai thotë se Thaçi e Vuciq po heshtin për momentin sepse janë në hapat finalë për një marrëveshje që përfshin shkëmbimin e territoreve.
“Nevojitet incident për të arritur marrëveshje, dikush do të humbë diçka. Unë kam thënë se do të ketë një marrëveshje, dhe ajo do të jetë në qershor. Do të bëhet një draft marrëveshje dhe do t’iu duhen gjashtë muaj për ta proceduar atë”, ka deklaruar ai në T7.
Politikani serb thotë se ideja, sipas tij, është e Thacit dhe Vuciqit dhe ata kanë raporte të mira mes vete.
“Unë e konsideroj që dy presidentët kanë raporte të mira. Ata kanë komunikim të rregullt dhe gjuha e trupit të tyre kanë raporte jo aq armiqësore sa thonë”, ka thënë Rashiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.