×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq thotë se do t’i drejtohet Inspektoratit Policor për “hetim urgjent” për incidentin në veri

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 16:52

    Partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” ka dalë me një reagim për incidentin e djeshëm që ndodhi në Mitrovicën e Veriut.

    Sipas një reagimi, Rashiq ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me ministrin në detyrë, Xhelal Sveçla dhe i ka kërkuar atij që të ndërmerren të gjitha masat e mundshme që raste të tilla të mos përsëriten.

    Sipas Rashiq, përdorimi i mundshëm i forcës kundër të rinjve, veçanërisht në momente simbolike siç janë festimet e diplomimit, përfaqëson një goditje serioze ndaj vlerave themelore demokratike dhe përkeqëson më tej marrëdhëniet tashmë të brishta në veri të Kosovës.

    Gjithashtu, Rashq ka bërë të ditur se të hënën do të paraqesë një kërkesë zyrtare në Inspektoratin Policor të Kosovës për një hetim urgjent dhe gjithëpërfshirës të të gjitha rrethanave të këtij rasti, në mënyrë që të përcaktohet përgjegjësia dhe të parandalohet përsëritja e incidenteve të ngjashme në të ardhmen.

    “Partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse dhe partnerëve ndërkombëtarë që ta ndjekin me vëmendje këtë rast dhe të kontribuojnë në ruajtjen e të drejtave themelore të njeriut, paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, theksohet në reagim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!