×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata

    Kurti: Rashiq u kërcënua vazhdimisht nga Radoiçiqi me mesazhe për ta detyruar të tërhiqej nga gara

    Reporteri
    09 Mars 2025 | 11:45

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka reaguar ashpër lidhur me ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, duke e cilësuar atë si një kërcënim ndaj demokracisë dhe sovranitetit të vendit

    Sipas Kurtit, ndërhyrja serbe ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e deputetëve serbë dhe të pakicave jo serbe, të cilët janë nën kontrollin e plotë të presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

    “Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet tona parlamentare është një cenim që i bëhet demokracisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ajo ka ndikuar në përzgjedhjen e deputetëve serb dhe të pakicave jo serbe, të cilët janë nën kontrollin e plotë të Vuçiqit”, tha Kurti.

    Ai theksoi se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje ka marrë forma të reja, për shkak të prmirësimit të gjendjes së sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës. Kurti tha se, për shkak të kërcënimeve fizike të mëparshme, tani përdoren metoda më subtile si joshja, kushtëzimi financiar, shantazhi, frikësimi dhe sulmet kibernetike.

    “Në zgjedhjet e fundit, format e ndërhyrjes kanë ndryshuar sepse janë përmisuar dukshëm gjendjet e sigurisë në katër komunat veriore. Ndikimi i dikurshëm, brutal e fizik nuk ka qenë i mundur më, si kërcënim janë rritur format e tjera: kryesisht joshja dhe kushtezimi financiar, shatazhi e frikësimet, por edhe sulmet kibernetike”, shtoi tutje,

    Në një tjetër pjesë të deklaratës, ai përmendi ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili thotë se ka qenë vazhdimisht i kërcënuar nga Milan Radoiçiç, duke u përpjekur të shantazhojë dhe ta detyrojë që të heqë dorë nga gara, me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij tek votuesit serbë.

    “Ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, në vazhdimësi është kërcënuar nga Milan Radoiçiç, duke tentuar ta shantazhojnë në forma të ndryshme për t’ia dëmtuar reputacionin tek votuesit serb dhe për ta detyruar të hiqet nga gara”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!