Deputeti i kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka kritikuar diasporën e Kosovës që jeton në Zvicër, e cila me shumicë e ka votuar Vetëvendosjen në zgjedhjet e fundit.
Duke e komentuar propozimin për shtrenjtimin të energjisë në Kosovë, ai ka thënë se në Zvicër ka pas rënie të çmimit të energjisë .
Ai ka shkruar tutje në Facebook se diaspora e Zvicrës që përfiton nga lirimi i energjisë, shkon në Kosovë dhe e voton Qeverinë Kurti, e cila e shtrenjton energjinë elektrike për 15 për qind.
Postimi i tij:
Kur çmimi i energjisë bie në Zvicër 10% deri 30% dhe Mërgata përfiton, në të njëjtën kohë Mërgata voton në ambasadat në Bernë për një qeveri që e rrit çmimin e energjisë me 15%, për shkak të politikave ideologjike dhe nën ndikimin e lobimeve jashtëterritoriale, por me miratimin e heshtur të qeverisë në largim.
Do të doja t’i pyesja Mërgatën: A janë të vetëdijshëm se në Zvicër, orientimi politik në çështjet socio-ekonomike është në të kundërtën e asaj për të cilën ata votojnë në 80% të rasteve në ambasadat në Bernë për Kosovën?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.