×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet e fundit, policëve të Kosovës paralajmërohet se do t’u vendosen kamera në trup

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 18:00

    Shtatë zyrtarë policorë në Gjakovë,  janë suspenduar mbrëmë nën dyshimin se morën pjesë në keqtrajtimin e një qytetari, duke ia thyer tre brinjë.


    Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë ka urdhëruar suspendimin e këtyre zyrtarëve për shkak se një qytetar është ankuar për “tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës” nga disa zyrtarë policorë në Gjakovë.

    Pas ngjarjeve të fundit, Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka vizituar edhe menaxhmentin e Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, shkruan Reporteri.net.

    Ata kanë diskutuar rreth rasteve të fundit që kanë të bëjnë me sjelljet e zyrtarëve policorë, me disiplinën dhe përdorimin e forcës.

    Siç është bërë e ditur në njoftim pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.

    Njoftimi i plotë:

    Drejtori Mehmeti, në këtë vizitë pune, në të cilin ishin prezent menaxhmenti i Drejtorisë Rajonale Gjakovë, komandantët e stacioneve dhe epror të profileve të ndryshme, i njoftoi mbi qëllimin e vizitës e cila kishte të bëjë me ngritjen e disiplinës, integritetit dhe imazhit policor, andaj kërkoi që:

    • Të ngritët përgjegjësia në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve,
    • Me qëllim të ngritjes së nivelit të mbikëqyrjes do të bëhen hetime dhe inspektime në të gjitha nivelet,

    • Të realizohen trajnime shtesë në fusha të ndryshme, komunikimit, disiplinës, taktikave mbrojtëse, përdorimit të forcës etj.

    • Të bëhet ricertifikimi, këshillimi dhe rishikimi i procedurave të angazhimeve policore në fushën e përdorimit të forcës.

    • Të raportohen dhe iniciohen të gjitha rastet, ku mund të ketë tejkalim të autorizimeve policore apo sjellje në kundërshtim me parimet dhe procedurat policore.

    Menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të mbetet i përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit, andaj me qëllim që të parandalohen rastet e tilla të izoluara, me qëllim të një shërbimi edhe sa më efikas dhe cilësor, nuk do të tolerohen sjelljet e mundshme jo profesionale dhe tejkalimi i autorizimeve policore.

    Pjesë e planifikimeve shtesë janë edhe realizimi i projekteve për vendosjen e pajisjeve të kamerave të trupit për punonjësit policor, e cila do të mundësojë një qasje më profesionale, ngritje të transparencës dhe një menaxhim sa më efikas.
    Po ashtu menaxhmentit i PK-së është duke realizuar edhe projektin e vendosjes së kamerave në të gjitha rajonet, stacionet policore, i cili sipas planifikimeve pritet të përfundojë brenda këtij viti.

    Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, njëherë inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm apo sjellje joprofesionale nga ana e zyrtarëve policorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!