India të enjten ka konfirmuar rastet e para me variantin Omicron te dy njerëz dhe zyrtarët kanë thënë se një nga ta erdhi nga Afrika e Jugut, kurse tjetri nuk kishte histori udhëtimi.
Qindra kontakte të dy personave janë gjurmuar dhe janë testuar dhe të paktën pesë kanë rezultuar pozitivë, raporton AP.
India tashmë ka klasifikuar disa shtete si “të rrezikshme” sa i përket variantit të ri të COVID-19, dhe udhëtarët nga ato vende po testohen sapo arrijnë në Indi.
Zyrtarët shëndetësorë kanë bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sa më shpejtë. Mbi 56 përqind e indianëve kanë marrë një dozë të vaksinës, 32 përqind janë plotësisht të vaksinuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.