×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 20:06

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar 82 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 7 pacientë.


    Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë raste kontakti, shkruan Reporteri.net.

    Më së shumti raste të reja janë regjistruar në komunën e Prishtinës, gjithsej 41, për të pasuar komuna e Gjakovës me 14 raste, Vushtrria me 7, Prizreni 5, Ferizaj 3, Vitia 3, Podujeva dhe Fushë Kosova me nga 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq, Mamushë dhe Rahovec.

    Në Kosovë aktualisht janë 991 raste aktive me Covid-19.  Gjithnjë sipas të dhënave të Institutit, deri më tani janë kryer 20 mijë e 206 teste për këtë virus nga të cilë 1 mijë e 998 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë janë shëruar 980 të prekur transmeton Reporteri.
    Si pasojë e këtij virusi në Kosovë kanë vdekur 34 persona.

    https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2833492663445386?__xts__%5B0%5D=68.ARBCvMNPdywE0RZgU9KnJ2regfIeSwdGupDKSNkeC9LrvcPEt-0iRnGvgqByB9I0l6Wl3JYEON3G0Sn8KSiv7TRLojoECoTSQIns8AEXjqO2h8bqv_RCTjF7x3L2e8zJcr1gbVF-03Q_crr0FOyJnXESL3i4q0trI8sy2mDFUe2mkd9FdMoXlJE9ekmlrEtxRMOPMlXQ6ABxMm6qKVrMCkVbklsOvTrr6f1drYnwa_bu1yWShgXHHeWOej3Hc_aHpibGvzx0L7_v1jWyI925A6Zhughapw6S9sVw8Ta1xFaxvJI8ag1_btWK6TUwEbdVtxCx5E-s18YGIbnCE1UhFA&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!