×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 21:27

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 114 raste me COVID-19 në Kosovë, ndërsa janë shëruar 117 të tjerë.


    Komunat me raste të reja të konfirmuara janë: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, shkruan Reporteri.net.

    Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar gjithsej 3,178 raste pozitive, ku prej të cilëve 58 kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 1,824 persona. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!