×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet e reja pozitive vijnë nga këto komuna

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 15:12

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë janë konfirmuar edhe 136 raste të reja me coronavirus, ndërsa 131 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.


    Më së shumti raste të reja pozitive janë regjistruar në komunën e Prishtinës, gjithsej 51 sosh, shkruan Reporteri.net.

    Kurse rastet tjera pozitive vijnë nga: komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.

    Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, 8 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19.

    Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.788 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.407. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!