Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 119 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit.
Më së shumti raste të reja pozitive janë shënuar në komunën e Prishtinës, gjithsej 36 sosh, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa rastet tjera vijnë nga: komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.
Po ashtu pas shumë kohësh në raportin 24 orësh të të dhënave rreth gjendjes me COVID-19 në vend, raportohet për vetëm një vdekje të shkaktuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362. /Reporteri.net/