×
  • Lajme
  • Lajme

    Rastet pozitive me coronavirus vijnë nga këto komuna, prinë sërish Prishtina

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 15:19

    4 persona kanë vdekur, 119 raste pozitive dhe 92 persona të shëruar është bilanci i gjendjes me coronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.


    Kjo është bërë ditur në një konferencë për media nga Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

    Ai ka thënë se që nga dita e djeshme situata ka nisur të normalizohet, pas një jave me numër të madh të rasteve.

    “Prej dje, situata 24 orëshe ka filluar të normalizohet me gjurmimet e gjitha rasteve në Kosovë. Në 14 korrik, në Laboratin e Institutit janë testuar 420 mostra, 119 pozitive. 5237 është numri total i të infektuarave me Covid-19. 92 pacientë janë shëruar, 2462 raste totale të shëruar”, ka bërë të ditur Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetit Publik.

    Rastet pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skendraj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istaog 2, Kaçanik 2, Lipjan 2, Vushtrri 2, Obiliq 2 dhe nga 1 rast në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!