×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti Dehari, Gruda i PDK-së: Deri tani Topalli nuk ishte problem, Ministrja Haxhiu duhet të shkarkohet

    Reporteri
    15 Mars 2023 | 10:51

    Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me shkarkimin e kryeinspektorit në Ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Grudës, shkarkimi i Topallit ishte goditje e ulët që u bë dhe tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Tutje në postimin e tij, Gruda thotë thotë se Haxhiu ka dy vite që është Ministre, dhe se Topalli ishte deri tani aty, por që u bë problem vetëm tani, pasi siç shkruan ai, Haxhiu do të krijojë fajtor për të zhvendosur fajësinë.

    Postimi i plotë:

    Ylber Topalli e ka paguar lirinë e Kosovës me gjymtyrët e tij. Shkarkimi nga pozita e kryeinspektorit është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij, dhe qartazi një tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë për skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.

    Albulena Haxhiu është tash e dy vite Ministre e Drejtësisë, deri tani Ylber Topalli nuk ishte problem, tani që u zhduken mostrat brenda Ministrisë së Drejtësisë, do të krijojë një fajtor, të zhvendosin fajësinë.

    Mjaft e përdoret Astrit Deharin për politikat partiak, mjafte me goditje ndaj njerëzve meritor për lirin dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ajo që duhet të shkarkohet është Ministrja e Drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!