×
  • Lajme
  • Lajme / Matiqan

    Rasti i foshnjës që u gjet e vdekur pranë mbeturinave, Prokuroria në pritje të rezultateve të obduksionit

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 19:16

    Një foshnje e vdekur është gjetur dje brenda një qese, në një deponi mbeturinash në Matiqan të Prishtinës.

    Lidhur me rastin, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar se po ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet hetimore, duke shtuar se po presin rezultatet e obduksionit, shkruan Reporteri.net.

    Informacione të tjera s’kanë ndarë, me arsyetimin se dëmtohet hetimi.

    “Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore. Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për në obduksion, ku dhe jemi në pritje të rezultatit nga (IML). Tani për momentin nuk mund të ofrojmë informacione sepse mund të dëmtohet rrjedhoja e procedurës hetimore”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

    Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dalë sot me detaje.

    Në njoftim thuhet se një burrë e kishte njoftuar Policinë se e kishte gjetur foshnjën e braktisur.

    “Prishtinë – Më 19.05.2025. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh./Reporteri.net

    Policia del me raport zyrtar për rastin e rëndë në Prishtinë ku një foshnjë u gjet e vdekur pranë mbeturinave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!