×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i rrallë në Kosovë, flet nëna që lindi foshnjën afër 6.5 kilogramë

    Reporteri
    28 Gusht 2021 | 15:38

    Sot në Klinikën e Gjinekologjisë një grua nga Drenasi lindi foshnjën me peshë rreth gjashtë kilogramë e gjysmë.


    Ajo tha se i gjithë procesi i lindjes i shkoi mirë.

    “Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë, ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogram dhe 390 gram”, tha nëna e foshnjës së porsalindur për klan kosova.

    Procesi i lindjes së foshnjës është bërë me anë të prerjes cezariane.

    Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!