×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Monstra”, gjykata e Shkupit i dënon shqiptarët me burgim të përjetshëm

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 12:14

    Gjykata Penale e Shkupit të martën ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi.


    Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet brgim. Një person tjetër, Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.

    Dy nga të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ali Demiri dhe Afrim Ismailoviq, janë dënuar në mungesë, ndërsa prokurorja e rastit Fatime Fetai tha se të njëjtit ndodhen në Kosovë, prej nga edhe duhet të ekstradohen për vuajtjen e dënimit.

    “Bëhet fjalë për vrasje monstruoze, përkatësisht marrjen e jetës apo likuidimin e fëmijëve të cilë sapo ishin arritur moshën e pjekurisë. Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq shpallen fajtorë për veprën e rëndë penale terrorizëm andaj edhe në bazë të Kodin Penal për këtë akt të kryer dënohen me burgim të përjetshëm… Të pandehurit e tjerë për veprën penale ndihmë në kryerjen e kësaj vepre dënohen Haki Aziri me nëntë vjet burg ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burgim”, ka deklaruar kryetari i trupit gjykues, Ognen Stavrev.

    Vendimi i gjykatës ka shkaktuar reagime në sallën e gjykimit si nga pala mbrojtëse ashtu dhe nga të dënuarit.

    “Unë nuk ka bërë këtë vepër. Që ditën kur prokurorja kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm thash se unë do të jem këtu, nuk do të ikë, se nuk ndjehem fajtor. Nuk do të shkoj askund deri sa ky rast nuk zbardhet në tërësi”, ka deklaruar para trupit gjykues Agim Ismailoviq.

    Avokati Asmir Alisqahiq akuzoi gjykatën dhe prokurorinë për standarde të dyfishta, në pjesën që ka të bëjë me paraburgimin duke theksuar se “shteti nuk ka fuqi apo lejon të ikin kriminelët e vërtetë ndërsa ndalojnë ata që nuk ikin drejtësisë pasi janë të vendosur që deri në fund që e vërteta të del në shesh.

    Për këtë vrasje të koduar “Monstra”, prokurorja Fatime Fetai, në seancën e mbajtur më 21 janar kërkoi burgim të përjetshëm për Alil Demirin, si dhe vllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Për dy të akuzuarit të tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, prokurorja kërkoi dënim maksimal, prej nëntë përkatësisht dhjetë vjetësh burgim.

    Tre të parët janë akuzuar për veprën “terrorizëm dhe destabilizim” ndërsa dy të tjerët për ndihmë në kryerjen e veprës. Një person tjetër është liruar nga akuza në mungesë të provave.

    “Të akuzuarit nuk janë terroristë, por me vrasjen në liqenin e Smillkovës kryen një akt terrorist. Me siguri konflikti dhe destabilizimi i shtetit ka qenë motivi i të akuzuarve. Viktimat duhej të ishin maqedonas që kjo të çonte në acarimin e marrëdhënieve ndëretnike”, ka deklaruar prokurorja Fatime Fetai.

    Viktimat ishin katër të rinj të moshës prej 18 deri 20 vjeç dhe një tjetër i moshës 44-vjeçare. Trupat e tyre të pajetë janë gjetur rreth orës 22: 30 të 12 prillit nga disa persona që po peshkonin në liqenin artificial.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!